Deputeti i PD Dashnor Sula në fjalën e tij në parlament kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Ai thekson se raportimi i detyrueshëm i institucioneve në Kuvend duhej të kishte ndodhur deri në qershor, por kjo nuk është realizuar.
Sula akuzon kryetarët e komisioneve parlamentare për shkelje ligjore dhe shpërdorim detyre. Ai i bën thirrje opozitës të ndërmarrë kallëzim penal ndaj tyre për këtë mosveprim.
Dashnor Sula: Në parlament, duhet të raportonin institucionet. Opozita të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare, sepse kanë shkelur ligjin, duke kryer veprën “shpërdorim detyre”. Institucionet duhet të raportonin deri në qershor dhe tani jemi në korrik. Opozita, nëse nuk bën teatër, duhet të reagojë dhe të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare.