Ryshfet, korrupsion dhe shpërdorim detyre, 13 punonjës të doganës greke nën pranga. Qarkullimi në Qafë Botë mbeti prej disa orësh i bllokuar

Një operacion i gjerë i Shërbimit të Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë në Greqi është duke vazhduar që nga mëngjesi i së enjtes në zyrën doganore të Mavromatio, me synimin për të goditur një rrjet ryshfeti dhe korrupsioni midis zyrtarëve doganorë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar deri tani 13 persona, të dyshuar për shkelje të detyrës, ryshfet dhe korrupsion.

Hetimet janë në vazhdim e sipër, ndërsa autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje lidhur me rrjetin dhe identitetin e të përfshirëve.

Shërbimi i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar një përditësim të ri zyrtar me më shumë informacion mbi akuzat, materialet e sekuestruara dhe shtrirjen e operacionit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×