“500 mln u shpenzuan në 4 muaj, u blenë vota”/ Vokshi: Në PPE u shokuan për atë që ka ndodhur në Shqipëri. U dhunuan vota me taksat e qytetarëve

Deputetja e PD, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë në Parlament për abuzim me fondet publike gjatë fushatës elektorale.

Ajo deklaroi se 500 milionë euro janë shpenzuar në vetëm 4 muaj për blerje votash, përmes faljes së gjobave dhe projekteve propagandistike.

Vokshi shtoi se 7 milionë euro janë harxhuar për organizimin e spektaklit të Giro D’Italia. Sipas saj, asnjë nga rekomandimet e ODIHR nuk është zbatuar, ndërsa sipas saj, Partitë Popullore Europiane (PPE) janë shokuar nga situata në Shqipëri.

Deputetja e PD Albana Vokshi në parlament: Në PPE u shokuan për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Janë blerë vota me taksat e qytetarëve. Gjysmë miliard janë shpenzuar për të blerë vota, kjo ka ndodhur përmes faljes së gjobave. 500 mln u shpenzuan në 4 muaj, u blenë vota. 7 mln u shpenzuan për spektaklin e Giro D’Italia. Asnjë rekomandim i ODIHR nuk është zbatuar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×