“Shqiptarët, kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine në Evropë”, Lubonja: Vendi është kthyer në inkubator të krimit!

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani. Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit.

“Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar të dhënave të organizatës Inside Crime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas kolumbianët. Shqipëria me 2-3 milionë banorë prodhon më shumë kriminelë se Brazili me mbi 200 milionë.”

Ai shtoi se kriminelët shqiptarë, pasi përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, rikthehen për të investuar paratë në Shqipëri: “Vijnë, pastrojnë paratë këtu, zaptojnë territorin, shkatërrojnë qytetin. Ndërkohë, kryeministri nuk jep llogari për këtë realitet, por bën spektakël televiziv me Farage për të shmangur thelbin.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×