Policia e Vlorës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike ku në 48-orët e fundit janë hequr dhjetëra makina me karrotrec, për parkim të gabuar.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë 48-orëve të fundit janë vendosur dhjetëra gjoba për drejtues automjetesh që kanë parkuar gabim, në rrugëkalime për këmbësorë, trotuare dhe segmente rrugore ku pengohej qarkullimi.
“Janë larguar me karrotrec automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që krijonin pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve të tjera.
Këto kontrolle do të vijojnë pa ndërprerje, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe funksional për banorët dhe turistët”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
()