Nebojsha Jandriç është trajneri i ri i Deçiq. Klubi shqiptar i Malit të Zi ka konfirmuar 49-vjeçarin në krye të pankinës, vetëm pesë ditë larg ndeshjes së Europës.
Deçiq do të përballet me Sileksin në turin e parë të Ligës së Konferencës. Sot u njoftua largimi i papritur i Nenad Brnoviç.
Tashmë i gjithë fokusi do të jetë te kalimi i turit kundër maqedonasve. Trajneri i ri, Jandriç, ka qenë më parë trajner i Karmiotisës, IMT Beograd, Vozdovac dhe Indjija.