Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri Emil Jacota

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë, jorezident në Shqipëri Emil Jacota.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj i vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet politike midis dy vendeve.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – është e përkushtuar të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, duke vlerësuar si nxitës të zhvillimit të turizmit vendosjen e fluturimeve direkte gjatë sezonit të verës.

Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen ndaj Moldavisë për rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës, ndërsa riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj aspiratave të Moldavisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ofron përvojën e saj në lidhje me reformën në drejtësi të ndërmarrë në Moldavi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×