“Boll ma, tokë e xanun” / Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Theth, Benet Beci: T’i japim fund paligjshmërisë

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka mbërritur në Theth, ku kanë nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke theksuar vendosmërinë për t’i dhënë fund zaptimit të paligjshëm të tokave në këtë zonë me rëndësi të veçantë turistike dhe natyrore.

“Boll ma, tokë e xanun”, shkruan Beci, duke e shoqëruar me mesazhin: “Aksioni kombëtar i IKMT, Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore, i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake, mbërrin në Theth. T’i japim fund paligjshmërisë.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×