“Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur”, Spiropali: SPAK dhe GJKKO, model krahasimiror për arkitekturën e sistemit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte pjesëmarrëse në Tryezën e Diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”, Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se sistemi i drejtësisë është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, aq më tepër pas masave të marra që jetë i pavarur nga politika, ndryshe nga sa ka qenë më parë, duke u ndalur edhe tek kultura e pandëshkueshmërisë që ka qenë më parë.

Spiropali: Kuvendi, si miratuesi i ndryshimeve të kushtuese që jetësuan reformën në drejtësi, mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të gjyqësorit.
Sistemi i drejtësisë sot është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, kryesisht pavarësimi nga humori i politikës. SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.
Pas çdo shifre e statistike është një jetë njerëzore që koston e paguan e gjitha shoqëria. Nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×