Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, foli edhe në lidhje me atë po ndodh në Theth, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen gjatë dy ditëve të fundit, pas njoftimit nga kryeministri Edi Rama se ndërtime pa leje do të hiqeshin nga ky fshat turistik.
Kujtojmë se Rama kritikoi ashpër edhe vendimin e marrë nga një prokurore për mos nisje të çështjes kundër këtyre ndërtimeve.
Berisha u shpreh se në vend që institucionet të merren me atë që ndodhi në Elbasan, masakrën mjedisore me zjarrin në landfillin e Elbasanit që zgjati për rreth një javë, merren me disa kontejnerë të vendosura në Theth.
Kryedemokrati u shpreh se e gjitha kjo është vetëm një zhurmnajë për të “mbytur” atë që ndodhi në Elbasan, ndërsa shtoi se qeveria duhet të kishte vënë në dispozicion 1 mln lekë shpërblim për të kapur Prekë Kodrën, i cili njihet si pronar i kontejnerëve, që është shpallur në kërkuam edhe në lidhje me dosjen “Metamorfoza”.
“Prekë Kodra rezulton si një njeri që kishte marrë përsipër i shtyrë nga Vuçiçi, dhe tani merren me kontejnerët jo me masakrën në Elbasan me djegien e plehrave si në mesjetë. Zhurma që bëhet për Thethin është njëlloj si të përpiqesh të mbulosh megakrimin e tij. Qeveria duhet të vendoste milionin mbi kokën e tij për ta kapur.
Problem që një prokurore nuk lëshoi urdhërarrest për kontejnerët të cilët sipas raportit të policisë, nuk ishin ndërtim me themele, pra nuk plotësonin kushtin ligjor të ndërtimit pa leje”, tha ai.