Ish-deputetja e Partisw Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar pas lirimit tw Ervin Salianjit. Sipas saj, Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë dhe ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo.
Çupi shkruan se liria nuk matet me prangat që të vendos pushteti, por me dinjitetin që ruan përballë padrejtësisë.
Postimi i Dhurata Çupit
Ervin Salianji është sot i lirë, por në të vërtetë, ai ka qenë i lirë në qëndrim.
Sepse liria nuk matet me prangat që të vendos pushteti, por me dinjitetin që ruan përballë padrejtësisë.
Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë . Ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo. Nuk është interes, por ideal.
Mirë se kthehesh, Ervin! Opozita vazhdon dhe Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për zëra si i yti
()