Kim Kardashian, Kris Jenner dhe shumë të famshëm të tjerë mendojnë që festimet për 4 korrikun, Dita e Pavarësisë së SHBA, duhet të “anulohet” këtë vit pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar të drejtën e abortit. Yje të shumtë kanë adresuar në mediat sociale raportin ‘e zhdrejtë’ midis Ditës së Pavarësisë dhe mungesës së pavarësisë që gratë tani kanë mbi trupin e tyre mes vendimit.
“4 korriku është anuluar për shkak të mungesës së Pavarësisë. Sinqerisht, Gratë,” shkruhej në një postim nga Bitton në Instagram.
View this post on Instagram
Shumë personazhe të tjera ndanë të njëjtën foto teksti ngjyrë rozë dhe të zezë, duke përfshirë yllin e “Succession” J. Smith-Cameron. Ndërkohë, Katy Perry iu referua këngës së saj hit “Firework” për të bërë një deklaratë të guximshme në lidhje me të drejtat e grave në Twitter. “‘Baby you’re a firework’ është një 10, por gratë në SHBA kanë më pak të drejta se sa një fishekzjarr,” shkroi ajo.
“Baby you’re a firework” is a 10 but women in the US have fewer rights than an actual sparkler smh
— KATY PERRY (@katyperry) July 4, 2022
Aktorja Jessica Chastain gjithashtu ndau në Twitte një foto të saj duke mbajtur lart dy gishtat e mesit. “Gëzuar Ditën e ‘Pavarësisë’ nga unë dhe të drejtat e mia riprodhuese”, ka shkruar ajo me sarkazëm.
Happy “Independence” Day from me and my reproductive rights. pic.twitter.com/GoIuu4JhAq
— Jessica Chastain (@jes_chastain) July 4, 2022
Modelja Brooklyn Decker gjithashtu shkroi në Instagram, duke argumentuar se ky vend “nuk funksionon për të gjithë dhe nuk i mban të gjithë të sigurt”.
Që kur ligji historik i abortit u përmbys muajin e kaluar, shumë të famshëm kanë folur në mbështetje të të drejtës së një gruaje për të zgjedhur, me shumë yje – si Meadow Walker, Halsey dhe Lily Allen – që kanë ndarë historitë e tyre të abortit.
and then