Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, plagoset rëndë një turist belg

Një aksident rrugor me të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Sarandë–Ksamil, në vendin e njohur si “Hidrovori”.

Rreth orës 06:50, shtetasi belg Yesisin Zigholoyede, 29 vjeç, ka humbur kontrollin mbi motomjetin tip “Dayang” me targë BT 665 dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anës rrugës. Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar fraktura në të dyja këmbët.

Turisti, i cili ndodhej me pushime në Sarandë, është transportuar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Nga testet e kryera nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ka rezultuar se 29-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×