“Mu deshën 40 vite për të pasur gjithçka që kam ëndërruar”/ Ja me kë po e feston ditëlindjen Luizi Ejlli (FOTO) – Vip-Magazine.al

Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të ndjeshme dhe të veçanta të jetës së tij: ditëlindjen pranë familjes që e ka quajtur gjithmonë “ëndrra e bërë realitet”.

Në një foto ku shihet krah partneres Kiara Tito dhe vajzës së tij, të tre të veshur në të bardha, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka në këtë fazë të jetës. “Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”, shkruan Luizi krahas imazhit plot ngrohtësi.

Postimi është pritur me një sërë urimesh, komente pozitive dhe dashuri nga ndjekësit, të cilët e kanë shoqëruar këtë ditë të veçantë me fjalë të ndjera.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×