
Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë sërish, këtë herë në krahët e Jim Curtis, trajner shpirtëror dhe hipnoterapist i njohur në botën e mirëqenies alternative. Dyshja, që kanë qenë miq prej vitesh, janë lidhur përmes interesave të përbashkëta në fushën e spiritualitetit, hipnozës dhe sigurisht, dashurisë për qentë.
Curtis, 49 vjeç, është bërë i njohur për historinë e tij të pazakontë: në moshën 20-vjeçare, gjatë një seance regresioni me Dr. Brian Weiss në emisionin e Maury Povich, ai deklaron se ka përjetuar një jetë të kaluar si një amerikan vendas i vrarë me armë. Kjo përvojë, sipas tij, shënoi fillimin e një transformimi të thellë shpirtëror dhe profesional.
Romanca e re e Aniston-it u konfirmua pasi çifti u fotografua së fundmi duke shijuar pushimet në një jaht luksoz në Spanjë. Burime pranë tyre tregojnë se përveç spiritualitetit, dashuria për qentë është një tjetër lidhje e fortë mes tyre, qeni i Curtis, Odie, është gjithmonë pranë tij, ashtu si dhe qentë e Aniston, që janë pjesë e pandarë e jetës së saj.