
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ka komentuar së fundmi konfliktin mes Jozit dhe Gjestit, që shpërtheu në javët e fundit të formatit dhe vazhdon të përflitet edhe jashtë.
I ftuar në emisionin “Koment për Koment”, Eduarti lexoi një nga komentet që e përmendte mbështetjen e tij ndaj Gjestit në kohën e sherrit me Jozin. Dhe këtë herë, ai vendosi të japë një reflektim ndryshe.
“Ky koment është shumë i vërtetë dhe shumë i saktë se kemi folur fjalë të mëdha për Jozin, por në fakt unë mund të them një gjë: unë Jozin tani neve si Dukagjinit na ka penguar pak, kur ta shikon hollë e hollë, nuk ka faj. Jozi nuk ka pasur faj”, u shpreh ai.
Eduarti ka qenë banor vetëm për dy javë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por kjo kohë ka mjaftuar për t’i formuar një mendim të qartë për Gjestin.
“Unë dy javë sa kam qëndruar brenda nuk kam mundur ta duroj, e leje më që ka dalur sa ditë para finales. E kish paralajmëruar demek: ‘Mos më provoko më’, por ai e ka shfrytëzuar atë mundësi, nuk i ka nervat e veta. Secili njeri reagon ndryshe në ato momente.”
Madje, ai theksoi se nëse do të ishte në vend të Jozit, ndoshta reagimi i tij do të ishte edhe më i ashpër:
“Po të isha në vend të Jozit ndoshta kisha reaguar edhe më keq”, përfundoi Eduarti, duke shtuar se nuk ka më kontakte me asnjërin prej tyre.