Situatë dramatike paraqitet në Durrës për shkak të reshjeve të shumta të shiut që përfshinë vendin gjatë natës.
Në Durrës ujërat kanë vërshuar kudo, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Situata më problematike paraqitet në nënkalimin e “Velierës”, ku në pamjet e siguruara nga shihet se si një automjet ka mbetur i bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit.