EMRAT/ Goditet grupi kriminal, shiste lëndë narkotike në Kuçovë

Policia e Beratit ka finalizuar operacionin 8-mujor të koduar “Prova”, duke goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Kuçovës.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit Llazar Ndreu, 33 vjeç, Luis Marra, 24 vjeç dhe Dorin Doko, 26 vjeç. Të tre dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti që siguronte dhe shiste doza Cannabis Sativa.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Si rezultat i një hetimi 8-mujor, finalizohet operacioni policor i koduar “Prova”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste Cannabis në doza, në Kuçovë. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit. Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit.

Si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Kuçovë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Prova”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., 33 vjeç, L. M., 24 vjeç dhe D. D., 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×