Agron Shehaj për sulmin ndaj News24: TV u tentua të mbyllej në mënyrë skandaloze. Përgëzime për ringritjen e jashtëzakonshme

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News24 komentoi sulmin ndaj News24.

Shehaj tha se Tv u tentua të mbyllej në mënyrë skandaloze. Ai tha se përgëzon gazetarët për rezistencën ndaj autokracisë.

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj: News24 u tentua të mbyllej në mënyrë skandaloze. Dua t’ju uroj për punën që po bëni dhe për punën që bëtë që News24 të rikthehet. I pashë gazetarët që ishin sistemuar në një ambient, në mënyrë të shpejtë.

Unë jam vetë sipërmarrës dhe e di sa e vështirë është që të bësh këtë përpjekje për ringritje të fuqishme. Duhet përgëzuar News24 për rezistencën ndaj kësaj autokracie, me justifikime të kota.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×