Vihen në pranga 2 “skifterë”, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Sipas policisë, mësohet se në pranga u vunë shtetasit Xh. S., 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M., 31 vjeç, banues në Cërrik.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.