Përfaqësuesi i PD, ish-deputeti Lisandër Hoxha ka deklaruar në studion e News24 se i ka paraqitur propozimet e tij për një qasje ndryshe të PD ndaj qeverisë dhe pastrimit të saj nga ndikimi i Sorosit përmes figurave politike në radhët e demokratëve të financuar prej fondacionit të Xhorxh Soros.
Hoxha tha se me këtë qeveri, sistem korrupsioni të instaluar në Shqipëri që ka kapur cdo celulë të jetës shoqërore PD duhet të ketë një qasje: jo jetë parlamentare, jo komisione parlamentare, një dhe vetëm një qeveri teknike dhe protesta të vazhdueshme deri në realizimin e këtyre gjërave.
“Nëse ne i kërkojmë mbështetësve tanë ndërkombëtarë, që ne të shfrytëzojmë maksimalisht kthimin e vendit tonë në demokraci, Shqipëria do të marrë një rrugë tjetër. Nëse rrimë brenda sistemit, shembujt i kemi në Serbi, Bjellorusi”, tha Hoxha.
Lisandër Hoxha: Rruga jonë është qasje e qartë: me këtë qeveri, sstem korrupsioni të instaluar në Shqipëri që ka kapur cdo celulë të jetës shoqërore PD duhet të ketë një qasje: jo jetë parlamentare, jo komisione parlamentare, një dhe vetëm një qeveri teknike dhe protesta të vazhdueshme deri në realizimin e këtyre gjërave.
Nne nëse bëjmë protesta të qëndrueshme me një dhe vetëm një kërkesë qeveri teknike dhe mosnjohjen e 11 majit, nëse ne i kërkojmë mbështetësve tanë ndërkombëtarë, që ne të shfrytëzojmë maksimalisht kthimin e vendit tonë në demokraci, Shqipëria do të marrë një rrugë tjetër. Nëse rrimë brenda sistemit, shembujt i kemi në Serbi, Bjellorusi.
Çfarë duhet të bëjmë ne si PD
Në radhë të parë qasje e qartë publike, marrëdhëniet e PD me qeverinë janë të ngrira derisa të kemi qeveri teknike, sepse ne nuk i njohim këto zgjedhje
Së dyti, forca jonë politike nuk ka shfrytëzuar maksimalisht atë support të SHBA që mund ta marrë në këtë moment. Ju e shihni cpo ndodh përtej Atlantikut, e majta ekstreme është kthyer në ekstremiste dhe vrau dhe Charlie Kirk para pak ditësh.
Duke qenë se Soros akuzohet nga Trump si manipulator, korruptor sistemesh, nxitëse e organizatave të dhunshme etj, këtu në Shqipëri a po e shfrytëzojmë këtë gjë.
Që të kemi mbështetjen e MAGA-s duhet që PD të marrë një nismë seriozise desorosifikimin e shoqërisë shqiptare, duke nisur nga vetja e saj. Cdo të thotë kjo?
Do të thotë që një pikë në statutin e PD, se nuk mund të jesh në asnjë funksion të lartë politik, kandidat jo e jo, nëse pas vitit 2000 ke marrë fonde apo të është paguar bursa ose ke punuar si ekspert në projektet e Soros-it je i kompromentuar dhe nuk i shërben interesave të së djathtës dhe je i dyshimtë në atë forcë politike.
Rama nuk është lider ideologjik në Shqipëri që ka një turmë që e duan për manifestimin e ideve politike, ai është korruptor i sistemit.
Një shoqatë që fut qindra milionë dollarë në Shqipëri nga 92 deri më sot për cfarë kanë shkuar këto para, për të paguar gazetarë, ekspertë juristë në mënryë që shoqëria të prodhojë ato mesazhe që do Xhorxh Soros.
Unë mendoj se PD ka nevojë urgjente immediate për një Sekretariat të ri, I cili të merret me cështjet e antikorrupsionit dhe etikës. Cdo të thotë kjo?
Ne kemi nevojë për politikë morale, duke marrë parasysh se ai është lider I korrupsionit dhe merr pengat e shoqërisë shqiptare,
Teza kryesore është meqë kemi një korruptor sistemi si Rama, dhe një Sekretariat antikorrupsioni dhe etike, jo komision apo departament që verifikon figurën e secilit prej përfaqësuesve të lartë të PD është jetik.
Që kur të shkojë tek qytetari që e vuan korrupsionin e Rilindjes të jenë me duar të pastra. Nuk mund të jesh përfaqësues i së djathtës nëse ke vëllain apo kunatin që merr tendera majtas, se nuk je i lirë në vendimarrjen tënde.
Së dyti nuk mund të jesh përfaqësues i PD nëse sponsorizohesh nga një filantrop i madh që kërkon shkatërrimin e PD.
Nuk është qëllimi të nxjerr emra, por të shtroj një platformë që e zgjidh këtë situatë dhe na vë në paqe sociale me focus rrëzimin e narkokracisë. Duhet të kemi një opozitë të fortë dhe të besueshme, duhet të heqim ca pika nga statuti.
Ne u bashkuam me një mekanizëm mekanik me grupin parlamentar I cili për situatën ku ndodhej PD unë e kam mbështetur dhe kam bërë mirë që e kam bërë, dhe ishte mekanizëm që të jepte poste në kryesinë e PD si pasojë e të qënit deputet.
S’mund të jetë më. Ne e nisëm Rithemelimin duke e bazuar te vota dhe duke qenë se e kemi të shenjtë votën dhe dolëm në krizë politike për shkak të vendimeve pa votë, duhet ta heqim dhe ta zhdukim nga statute cdo lloj pike që i jep pozicione në PD kujtdo pa votë.
Tani situate ka kaluar, e ka patur kohën e duhur për t’u harmonizuar me pjesën tjetër të Rithemelimit, t’i nënshtrohen votës secili prej tyre që aspirojnë të jenë përfaqësues politik.
Këto 3 pika janë të shenjta që e nxjerrin PD nga atrofizimi dhe çudie drejt dy komponentëve kryesorë, drejt përballjes me qeverinë dhe rinovimi i menjëhershëm i cdo strukture të PD, por jo me gjueti shtrigash. Duhet të kemi disa parime, politikanë me duar të pastra, të pakorruptuar dhe të palidhur me Soros dhe Edi Ramën.
()