Emigranti braktis Gjermaninë për fshatin e lindjes, kultivon parcela me duhan

Poravë, Pukë – Ndërsa shumica e banorëve të Poravës kanë zgjedhur emigrimin si rrugën e vetme për një jetë më të mirë, 38-vjeçari Viktor Miceli ka ndjekur rrugën e kundërt. Pas disa vitesh në Gjermani, ai është rikthyer në vendlindje me vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme aty ku të gjithë tjerët po ikin.

Viktori ka kultivuar disa parcela me duhan, nga të cilat përfiton rreth 3.000 lekë për kilogram, dhe ka punësuar disa nga bashkëfshatarët e mbetur në fshat. Përveç kësaj, ai ka ngritur edhe një minifermë me pula dhe është në proces të rindërtimit të kullës familjare, një simbol i trashëgimisë dhe historisë së zonës.

“Po të kishim një shkollë këtu, do të sillja edhe pjesën tjetër të familjes,” – thotë Miceli, i cili ende përballet me sfida, por nuk i ka humbur shpresat për një të ardhme më të mirë në atdhe.

Shembulli i Viktor Micelit është dëshmi se edhe në një fshat të vogël si Porava, përgjatë brigjeve të liqenit të Fierzës, jeta mund të rilindë, nëse ka vullnet dhe dashuri për vendlindjen.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×