A do ta propozojë PD Ilir Alimehmetin kandidat për Tiranën? Gjekmarkaj: Është mjek i shkëlqyer. Partia Demokratike ka dhe potenciale të tjerë…

Partia Demokratike nuk ka marrë ende një vendim për kandidatin në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha se Ilir Alimehmeti është një mjek i shkëlqyer e mund të jetë kandidat, por shtoi se e djathta ka edhe shumë figura të tjera potenciale.

Ai theksoi se vendimi për kandidaturën i takon kryetarit të PD dhe strukturave të partisë. Sipas tij, në kushte normale, PD mund ta fitojë lehtësisht Tiranën përballë një kandidateje të konsumuar si Ogerta Manastirliu.

Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD Agron Gjekmarkaj: Të jem tërësisht i ndershëm, PD nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do bëjë më zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Është vendim që i takon kreut demokrat dhe organeve të partisë. Do kishin kuptim zgjedhjet, nëse ata janë të lira e të ndershme dhe do ishte mundësi për çdo opozitë, që të bënte rotacionin, qoftë në Tiranë. PD ka gjitha potencialet për të qenë parti fituese.

Ilir Alimehmeti është një mjek i shkëlqyer, por e djathta shqiptare ka shumë potenciale të tjera. Nuk e di nëse Alihemeti dëshiron të bëhet pjesë e zgjedhjeve, por PD ka plot potenciale për të nxjerrë një kandidat fitues në zgjedhje. Zonja Ogerta Manastirliu, që Rama e shpalli si kandidate nga PS, është figurë e konsumuar dhe në kushte normale, mundet lehtë nga PD.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×