Analisti Fatos Lubonja në intervistën e tij me moderatoren Nisida Tufa, në “Kjo Javë”, e ka cilësuar emërimin e një gruaje në krye të ministrisë së Brendshme si një fasadë të Ramëa për të mbuluar atë që bëjnë shefat e policisë me krimin e organizuar.
Lubonja tha se ministrja e Brendshme Albana Koçiu do të merret me adresat, pasi drejtuesit e policisë kanë tjetër qasje, të mbajnë në jetë regjimin.
“Albana Koçiu mund të jetë vendosur si një grua që nuk ka lidhje me këta. Por kjo s’do të thotë se ajo do të ketë fuqi të vendosë mbi drejtorin e policisë.
I shkon më së shumti titulli kukull për fasadë për të mbuluar atë që bëjnë shefat e policisë me krimin e organizuar.
Që të mos ketë punë me policinë e shtetit se ato kanë punë të tjera se mbajnë në jetë regjimin, Albana do të merret me adresat. Puna më e rëndësishme e policisë është të ndjekë krimin”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja: Albana Koçiu mund të jetë vendosur si një grua që nuk ka lidhje me këta. Por kjo s’do të thotë se ajo do të ketë fuqi të vendosë mbi drejtorin e policisë.
I shkon më së shumti titulli kukull për fasadë për të mbuluar atë që bëjnë shefat e policisë me krimin e organizuar.
Që të mos ketë punë me policinë e shtetit se ato kanë punë të tjera se mbajnë në jetë regjimin, Albana do të merret me adresat. Puna më e rëndësishme e policisë është të ndjekë krimin.
© BalkanWeb