Diella bën jehonë në mediat e huaja, Lubonja: Taktikë e Ramës, e pabesueshme të mendojmë që do heqë dorë nga…

Për analistin Fatos Lubonja, ministrja e krijuar me AI, Diella, është një taktikë e Ramës për të krijuar imazhin se në Shqipëri po luftohet korrupsioni.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa, Lubonja tha se jehona që ky lajm bëri në disa media ndërkombëtare tregoi se Rama ka krijuar një netëork i cili pengon gazetarët që të investigojnë thellë në realitetin shqiptar.

“Po të shohësh lajmin për Diellën e dha dhe “The Guardian” dhe të nesërmen e morëm vesh se Tony Blair mund të ketë lidhje këtu i përfshirë këtu. Pra është ky netuork që i pengon këta gazetarë që të futen thellë në realitetin shqiptar.

Ti mund të bësh një artikull që në Shqipëri është vendosur një ministër me AI që do të luftojë korrupsionin me tenderat. Si ka mundësi që vendi më i korruptuar në Evropë, na del më i avancuari për të luftuar korrupsionin?, u shpreh Lubonja..

Fatos Lubonja: Kur fola për 4 këmbët e pushtetit të Ramës fola dhe për mbështetjen ndërkombëtare. Që të fitosh mbështetjen ndërkombëtare duhet të kesh aftësi që ky i ka më shumë se të tjerët. Ndër to janë dhe këto operacionet që shfaqet si një artist, si piktori që po revolucionarizon një vend të prapambetur si Shqipëria dhe e mban këtë narrativë. E mban me lidhjet e tij dhe fuqitë financiare.

Po të shohësh lajmin për Diellën e dha dhe “The Guardian” dhe të nesërmen e morëm vesh se Tony Blair mund të ketë lidhje këtu i përfshirë këtu. Pra është ky netuork që i pengon këta gazetarë që të futen thellë në realitetin shqiptar.

Ti mund të bësh një artikull që në Shqipëri është vendosur një ministër me AI që do të luftojë korrupsionin me tenderat. Si ka mundësi që vendi më i korruptuar në Evropë, na del më i avancuari për të luftuar korrupsionin.

Është e pabesueshme të mendojmë ne që Edi Rama të heqë dorë nga klientela e tij dhe tja lërë një gjykatësi të paanshëm të vendosë se kush do e marrë tenderin.

Nëse do të japësh një leje ndërtimi e do të jesh i ndershëm do të pyeste se ku i siguroi paratë.

 

 

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×