Xhixho: Shpopullimi është dramatik, kemi humbur mbi 112 mijë nxënës në 10 vite

Zv. presidentja e Partisë Liberalë, Erisa Xhixho, ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen e arsimit në vend.

Sipas saj, shpopullimi po ndikon rëndë, duke sjellë humbje të mëdha të nxënësve dhe mbyllje të shkollave. Situata përkeqësohet edhe nga mungesa e infrastrukturës dhe kushtet e vështira në shumë institucione arsimore.

Për më tepër, kostoja e lartë për prindërit dhe pagat e ulëta të mësuesve janë probleme që po rëndojnë sistemin arsimor.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Viti i ri shkollor nis kete jave me 17 mijë nxënës më pak, 22 shkolla të mbyllura, shkolla dy turne në Tiranë, libra me kosto per prinderit pasi ato falas jane te paperdorshem, mësues me rrogat me ulëta rajon dhe shkolla pa siguri.

Shpopullimi është dramatik, kemi humbur në 10 vite mbi 112 000 nxënës.

Fëmijët e Astirit, një zonë me 70 mijë banorë, nuk ka ende shkollë e kopsht. Kosto shumë e lartë për arsimimin e fëmijëve: prindërit paguajnë 100-150 mijë lekë në muaj për after-school sepse mësimi mbaron në orën 11:00. Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nuk arriti kurrë të bëhet alternativë që ofron zgjidhje reale. “Dreka në shkolla” sërish një mashtrim, një premtim i cili mori fund me fushatën elektorale. 60% e shkollave nuk kanë oficerë sigurie. Ndërkohë që qeveria flet për digjitalizimin dhe laboratorë smart, ka shkolla në Tiranë ku nuk ka as ujë dhe as ngrohje në dimër. Kjo qeveri nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, i cili sot është kthyer në emergjencë kombëtare. Pa arsim cilësor dhe pa investim te kapitali njerëzor nuk mund flasim për Shqipëri europiane!

VIDEO

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×