Në lagjen nr. 1 në Durrës, pranë hotelit të ish kreut të Bashkisë Durrës Vangjush Dakos (jashtë funksionit), është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse në një vazo lulesh.
Policia e Durrësit njofton se lënda dyshohet të jetë artizanale dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat. Njësia Antieksploziv e RENEA-s po bashkëpunon me grupin hetimor për analizimin e lëndës dhe identifikimin e autorëve.
Zona është nën mbikëqyrje për të garantuar sigurinë e banorëve dhe qytetarëve. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Informacione paraprake
-Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
© BalkanWeb