“Më preu rrugën një dhelpër”! 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë mbrojtëse përfundon në kanal, shtrohet me urgjencë në spital

Një 45 vjeçare ka përfunduar në spitalin e Lushnjes e transportuar me urgjencë nga ambulanca, pasi motoçikleta që drejtonte doli nga rruga.

Shtetasja M.D banore e fshatit Toshkëz kthehej nga puna dhe në aksin rrugor rural Fier- Shegan – Pushimi i Shoferit është rrëzuar, duke marrë plagë të shumta në kokë dhe në trup.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor 45 vjeçarja nuk kishte maskë mbrojtëse dhe për këtë shkak plagët kanë qenë të shumta dhe është dërguar për në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po sipas efektivëve të policisë rrugore që kanë kryer procedurat për dokumentimin e ngjarjes 45 vjeçarja ka thënë se ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar, pasi i kishte dalë para në rrugë një dhelpër.

(Arena e Lajmit)

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×