(EMRAT) Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, kapen 3 shqiptarët në Selanik, zbardhet plagosja e të riut grek

Policia greke ka goditur një grup kriminal në Selanik, të cilët janë përgjegjës për një atentat me armë zjarri në këtë qytet, ndërkohë dyshohet se kryenin trafik droge në linjën Shqipëri-Greqi.

Gentian Cipi 39 vjec, me precedentë penalë në Shqipëri, Enea Basholli 30 vjec dhe Kleo Topa 23 vjec, të tre nga Korca, kanë rënë në prangat e policisë grek. Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjecar grek, i cili u plagos rëndë duke marrë plagë në gjoks dhe dorë. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 gëzhoja.

Whatsapp Image 2025 09 14 At 11.57.04
Whatsapp Image 2025 09 14 At 11.57.04
Whatsapp Image 2025 09 14 At 11.57.03
Whatsapp Image 2025 09 14 At 11.57.03

Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Cipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal qe kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Cipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×