Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e shqiptarëve të thirrur sot para Gjykatës Speciale në Hagë.
“Liria ka emër! Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant. Liri për çlirimtarët!”, shkruan Rama në postimin e tij.
Organizata e Veteranëve të Luftës kishte planifikuar të zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk mori leje për ta realizuar atë.
Kjo protestë zhvillohet një ditë para fillimit të dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes në procesin gjyqësor.
© BalkanWeb