Pësoi infarkt kardiak, ambasadori ukrainas Shkurov dërgohet drejt Tiranës me helikopter, ja si paraqitet gjendja e tij

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, është transportuar paraditen e sotme me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës.

Diplomati ukrainas ndodhej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten e tij, në një qëndrim jozyrtar, kur filloi të shfaqte shqetësime kardiake. Ai u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Korçës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Pas stabilizimit të gjendjes, autoritetet shëndetësore vendosën ta transferojnë për trajtim më të specializuar në një nga spitalet e Tiranës.

Ambasadori u shoqërua në helikopter nga bashkëshortja e tij dhe një mjek i spitalit të Korçës. Fatmirësisht, pamjet nga momenti i nisjes tregojnë se gjendja e tij ishte e qëndrueshme dhe ai dukej i vetëdijshëm.

Autoritetet shqiptare kanë ndjekur nga afër situatën dhe kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për të garantuar trajtimin dhe sigurinë e ambasadorit. Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të ketë ndonjë njoftim zyrtar nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×