Pësoi infarkt gjatë vizitës turistike në Korçë, ambasadori i Ukrainës mbërrin në Tiranë për mjekim të specializuar, gjendja e tij…

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka mbërritur para pak momentesh në Tiranë, pasi pësoi një infarkt paraditen e sotme gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës në Korçë.

Sipas informacioneve të fundit, helikopteri që transportonte diplomatin ukrainas ka zbritur në kryeqytet rreth orës 14:00, ku u prit nga një ambulancë e specializuar që e dërgoi menjëherë në një nga spitalet e Tiranës për trajtim të mëtejshëm kardiologjik.

Ambasadori ndodhej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten e tij, në një vizitë turistike, kur ka shfaqur simptoma shqetësuese në ambientet e hotelit ku po qëndronin. Ai është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Korçës, ku mjekët e kanë stabilizuar dhe më pas kanë rekomanduar transferimin e tij me urgjencë në Tiranë, për mjekim më të avancuar.

Po ashtu raportohet se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ai është i vetëdijshëm.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×