Zëvendës rektori i Universitetit Luarasi, Petrit Bara, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 të moderatorit Klevin Muka, iu bëri thirrje maturantëve që të regjistrohen tek Luarasi.
Ai tha se ka ende pak vende bosh në Universitetin Luarasi, duke shtuar se bashkëpunimi me LSE e ka bërë këtë universitet të jetë tepër cilësor.
Bara garantoi një të ardhme të sigurt për çdo student të Universitetit Luarasi në fushën e mjekësisë apo degë të tjera.
Zv rektori Petrit Bara: Studentët që vijnë tek Universiteti Luarasi do të gjejnë kushte të shkëlqyera. Luarasi ofron diplomë dyfishe, teksa bashkëpunon me LSE. London School of Economics do të bashkëpunojë me universitetin tonë në çdo fushë. Studentët mund të regjistrohen ende tek universiteti ynë. Ne shpresojmë që të arrijmë në shifrat që kemi pasur vjet, të regjistrohen në raundin e dytë. Ka regjistrime, vende bosh kemi dhe mund të hyjnë në degët tona.
Por nuk ka shumë vende bosh dhe çdo student mund të vijë tek ne. Studentët mund të zgjedhin degë si Stomatologji, Infermieri etj. Ne kemi aplikuar për të hapur shkollën doktorale. Ne në universitetin tonë po zhvillojmë kërkime shkencore tepër të rëndësishme. Ju bëjmë thirrje studentëve të vijnë se do jenë të kënaqur me të ardhmen e tyre.
© BalkanWeb