Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e vonë të dielën në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Papër.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen Passat” humbi kontrollin mbi mjetin, i cili u përmbys në rrugë.
Në automjet ndodheshin tre të rinj, të cilët fatmirësisht kishin pësuar pa lëndime të lehta. Dëshmitarët në vendngjarje bënë me dije se automjeti dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të madhe dhe për pasojë rrëshqiti dhe më pas u përplas anës rrugës, duke përfunduar i përmbysur.
Policia po heton, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.
© BalkanWeb