Seanca për dosjen “Partizani”! Kërkesa e avokatit të Berishës: Të shpallet i pavlefshëm vendimi për marrjen të pandehur

Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka bërë një kërkesë paprake për seancën e radhës të dosjes “Partizani”.

Gjokutaj në kërkesën paraprake kërkon konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.

Gjokutaj: Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vebdimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.

Prokuroria ka kaluar kompetencat kushtetuese, duke shprehur opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj. Prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, që nuk është kompetencë e saj.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×