Një 22-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Fushë Arrëz që nga dita e shtunë.
Babai ka denoncuar në polici se i biri është larguar nga shtëpia më datë 14.09.2025. Në lidhje me ngjarjen, ka bërë një postim edhe Bashkia e Fushë Arrëzit, që bën thirje për këdo që ka parë të riun, që të lajmërojë familjarët.
Postimi i Bashkisë së Fushë Arrëzit:
URGJENTE-KËRKOHET NDIHMA E QYTETARËVE 🚨
Një djalë i ri nga Fushë-Arrëzi është raportuar nga familja që nuk është kthyer në shtëpi nga mbrëmja e së shtunës. Bashkia Fushë Arrëz, një lidhje të ngushtë me Policinë e Shtetit, po bën çdo veprim për të gjetur sa më shpejt.
📌 Përshkrimi aktual:
- Ka mjekë dhe flokë të gjatë nga fotografia në dokumentin e identitetit.
- Hera që është pikasur e saj e veshur: atlete të zeza dhe tuta sportive të zeza.
I bëjmë gjithë të gjithë: nëse keni ndonjë informacion apo e shihni diku, ju lutemi njoftoni shërbimet e Policisë ose kontaktoni stafin e bashkisë.
🤝 Çdo detaj, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për të gjetur.
Faleminderit për solidaritetin dhe mbështetjen tuaj!
© BalkanWeb