“Partizani” në GJKKO, avokati i Jamarbër Malltezit: Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve! Akuza ndaj tij s’ka asnjë bazë ligjore

Po mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca në lidhje me dosjen “Partizani”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se avokati i Jamarbër Malltezit ka kërkuar pavlefshmëri absolute të akteve pasi sipas tij akuza ndaj Malltezit nuk ka asnjë bazë ligjore.

“Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka patur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.
Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistratë”mësohet të ketë thënë ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×