“E papranueshme”/ PS propozoi 11 komisione, Gazment Bardhi pas takimit me Peleshin: Mazhoranca po tenton të përjashtojë opozitën nga procesi i integrimit

Ka përfunduar mbledhja e kreut të Kuvendit Niko Peleshi me krerët e grupeve parlamentare.

Gazment Bardhi: Për PD e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së të dyjave.
Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë.
Shkrija e komisionit Europian, mekanizmin që kishte në dorë opozita zerohet pasi ky komision është bashkuar me komision e jashtëm.
Shkrirja vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi. Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin kur e ka prioritet procesin.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×