Ambasada e SHBA-së hap Platformën e re për mendim e dialog. Ndër të ftuarit e parë gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lançuar platformën e re për mendim e dialog, e cila nis më 18 shtator në ditën e Kushtetutës amerikane.

Ndër të ftuarit e parë është gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi.

“Bashkohuni me ne këtë të enjte, më 18 shtator, në orën 18:00, për nisjen e serive tona të reja emocionuese me ish-pjesëmarrës të programeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në nder të Ditës së Kushtetutës, ky takim do të ​thellohet në Kushtetutën Amerikane dhe vlerat që ajo përfaqëson.

Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj platforme të re për mendim dhe dialog”, shkruhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×