Ndeshja me Shqipërinë dhe zhurma për stadiumin, Federata e Serbisë kujton ngjarjen e Beogradit

Ashtu siç pritej, ndeshja kualifikuese e botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë është zhvendosur nga Beogradi dhe do të luhet në Leskovac.

Vendimi u bë i ditur nga UEFA në mesjavë, ndërsa nuk mungoi as zyrtarizimi nga Federatat respektive.

Së fundmi, Federata e Futbollit të Serbisë ka sqaruar opinionin publik se arsyeja ka të bëjë me sigurinë, duke kujtuar kështu ngjarjen e Beogradit.

“Arsyeja kryesore është e sigurisë. Jo vetëm të publikut, por mbi të gjitha të lojtarëve dhe të gjithë aktorëve të ndeshjes. Një ndeshje e tillë sjell shkallën më të lartë të rrezikut dhe kërkon kontroll të plotë në mënyrë që të evitohen incidentet që kemi pasur rastin t’i shohim në ndeshjet dy ekipeve.

Të gjithë i kujtojmë mirë ngjarjet dhe pasojat nga Beogradi në vitin 2014”, shkruan në komunikatën e federatës serbe.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×