“Sarajet” shndërrohen në Muze për artin islam, Rama: Ky është një stacion kyç i historisë tonë, i shtohet një gjerdani me vepra arti si Teatri, Galeria…

Në konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të artit islam, mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi këtë projekt si një vlerë të shtuar për kryeqytetin.

“Na jepet mundësia që këtë nisma ta materializojmë si bërthamë e muzeit të ri që do të përbëhet nga kjo godinë dhe një tjetër bashkohore. jemi me fat se do t’i kthejmë Sarajet në identitetin e vet të plotë dhe ashtu si duhet, por gjithashtu do e kemi muzeun ne qendër të Tiranës.

Edi Rama: Kjo nismë e bukur s’ka nevojë për shumë fjalë aq më tepër pas prezantimit interesant dhe të mirëstudiuar nga ana e arkitektit.

Kam bindjen se është krijuar sinergjia e duhur me djemtë e koleksionit të artit dhe kulturës islame.

Është një hapësirë e munguar në Tiranë që kultura dhe arti islam janë pjesë integrale e kulturës së Mesdheut, Evropës dhe  pavarësisht se ky muze në përmasën e vet është modest krahasuar me muzetë pompozë por besoj se është I nevojshëm dhe I mjaftueshëm për ta përcjellë këtë dëshmi që për shumëkënd është një dëshmi e munguar dhe madje dhe nj dëshmi e pamundur.

Nw mendjen dhe në idenë e shumëkujt kultura dhe arti islam s’kanë lidhje me Evropën, këtë pjesë të kontinentit ku jemi dhe kwtë pasuri të cmuar ku jemi, të traditës sonë shumë kush e sheh si trashëgimi të imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë.

Është krejt ndryshe, dëshmia përmes një muzeu të tillë është nevojë domosdoshmëri dhe vlerë e shtuar për kryeqytetin.

Na jepet mundësia që këto nismë ta materializojmë në këtë godinë si bërthamë e muzeut të ri që do të përbëhet nga kjo godinë dhe një tjetër bashkohore.

Jemi me fat se pwrmes kwtij projekti, do të kthejmë në identitetin e vet të plotë dhe ashtu si duhet godinën e Sarajeve, por po ashtu do e kemi muzeun ne qendër të Tiranës.

I shtohet një gjerdani që po pasurhet me Teatrin, Galerinë, Muzeun e ri Kombëtar dhe Muzeun e hebrenjve.

Na japin mundësi që ta shohim të nesërmen e Tiranës të pasur me stacione arti, kulture e historie që do të shkojnë duke u shtuar, ky është një stacion kyç i historisë tonë si komb, qytetit tonë,

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×