Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar pak pas përfundimit të seancës plenare që zgjati rreth 25 minuta.
Ai u shpreh se kjo qeveri zgjodhi asgjësimin e Kuvendit, ndërkohë që vjedhjet e kryer nga kjo mazhorancë nuk mbulohen dot sipas tij as nga 120 “Diella” referuar ministres të krijuar me AI.
Berisha: Ky mandat qëndron mbi krimin fund e krye dhe kjo është e qartë, qëndron mbi drogën dhe korrupsionin, mbi dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
I vetëdijshëm për këtë dhe se nuk ka legjitimitet në mandatin që ka marrë, i duhen akte brutale ekstreme për të mbijetuar.
Jo një “Diella” por edhe 120 “Diella” nuk mbulojnë dot vjedhjet e lubisë dhe Ramës, apo vjedhjet e Pirro Vengut me të cilat i plaçkitën të gjithë pronat e ushtrisë bashkë me Nikon.
Zgjodhi asgjësimin e Kuvendit në momentin më kyç, ndaj dhe ne që shkuam në Parlament me vendosmërinë për të bërë transperencë para qytetarëve, të këtij ekipi hajdutësh, kriminelësh që kanë vjedhur me dhjetëra qindra mln euro taksapaguesve.
© BalkanWeb