
Në Ditën e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi një pritje të veçantë.
E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, theksoi rëndësinë e parimeve demokratike që qëndrojnë në themel të çdo kushtetute. Ajo vuri në dukje se të drejtat individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit janë më shumë se ideale – janë bazat e besimit mes shtetit dhe qytetarëve.
Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në pritjen në nder të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara: “Kushtetutat ndërtohen mbi parime thelbësore për një demokraci funksionale: mbrojtja e të drejtave individuale, ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit. Këto parime nuk janë thjesht ideale abstrakte; ato janë themeli i besimit midis qeverive dhe popujve të tyre.”
© BalkanWeb
and then