Sot shënohet një vit nga ndarja e parakohshme nga jeta e Gert Bogdanit, ish-deputet i Partisë Demokratike. Humbja e tij në moshën 44-vjeçare tronditi politikën dhe opinionin publik.
Në këtë përvjetor, vëllai i tij, Albjon Bogdani, ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të të ndjerit:
“Gerti vëlla, tani engjëlli ynë! Zoti të thirri pranë vetes një vit më parë! Malli për ty pafund!”
Në një reflektim të ndjerë për jetën dhe vlerat që përfaqësonte Gert Bogdani, Albjon Bogdani shkruan më tej: “Në jetën tënde zgjodhe të mirën, të drejtën, të vërtetën! Kaq shumë shkëlqeve e rrezatove mirësi dhe bëre për vete kë të njohu së afërmi, por edhe ata që të njohën vetëm për së largu. Njeriu nuk matet nga ditët që jeton, por nga veprat e mira që lë pas. Dhe ti, i shtrenjti jonë Gerti Bogdani, ke lënë një emër të madh dhe plot mirësi, që do të bëjnë krenarë dhe do të jenë model për Ajrën dhe Reinartin, ndërsa rriten si trashëgimia jote e gjallë”.
© BalkanWeb