Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur sot zyrtarisht detyrën. Pas betimit të kabinetit qeveritar në Presidencë, para presidentit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj, do të dalin nga godina e Presidencës në këmbë, ashtu siç ndodh përherë.
Më pas i pari i qeverisë, bashkë me vartësit e tij do t’i drejtohet godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahet dhe mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave.
Nuk dihet se cilët do të jenë vendimet e para që do të marrin kjo qeveri, ndërsa në fokus të këtij mandati është integrimi i vendit në BE.
© BalkanWeb