Në Torino, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, tentuan deri në sekondat e fundit t’i vendosnin në dispozicion trajnerit Tudor një sulmues të ri, në një kohë kur Vlahovic nuk bënte pjesë në planet e tyre. Shpresuan gjithashtu që serbi të largohej për të shmangur aktivizimin e klauzolës që i detyronte ta paguanin 12 milionë euro në sezon. Për ironi të fatit apo jo, Vlahovic është kthyer në liderin e ekipit këtë sezon, edhe pse Tudor vijon ta aktivizojë si zëvendësues.
Pavarësisht se ka humbur statusin e tij si titullar, Vlahovic ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme. Nëse Juve është në majat e Serie A, me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, kjo është për meritë të padiskutuar të Vlahovic, autor i 2 golave. Serbi ishte përcaktues është në sfidën e parë të Champions League, ku përballë Dortmund realizoi 2 gola dhe dhuroi një asist. Në raport me minutat që ka pasur në dispozicion, Vlahovic është sulmuesi më i mirë në qarkullim, jo vetëm në Serie A, por dhe në Evropë.
Serbi ka një mesatare prej 1 gol çdo 35 minuta. Askush nuk ka bërë më mirë se Vlahovic, as emra si Harry Kane apo Kylian Mbappe. Pavarësisht se në Torino këtë verë erdhën lojtarë si Openda apo David, Vlahovic mbetet lideri i Juves në fazën sulmuese.
()
© BalkanWeb