“Unë kam patur lirinë për të mos e quajtur SKAP”, Gazment Bardhi: Nga ecuria e zgjedhjes së kreut të ri do shohim të ardhmen e SPAK

I pyetur mbi rezultatet e SPAK dhe punën e kreut të tij Altin Dumani, deputeti Gazment Bardhi tha se nuk mohon faktin që ka patur cështje që kanë ecur përpara nga ky institucion.

Kreu I grupit parlamentar demokrat tha se ndryshe nga Berisha që e etiketon “SKAP”, ai ka patur dhe ka lirinë të mos e quajë të tillë por nga ana tjetër dhe të kritikojë nëse gjërat nu ecin mirë.

Ndërsa sa i takon zgjedhjes së kryetarit të ri të SPAK, Bardhi tha se mënyra e zgjedhjes së tij nga SPAK, do të përcaktojë të ardhmen e punës së këtij institucioni.

Gazment Bardhi: Uë nuk mohoj faktin që dosje të caktuara janë cuar përpara nga SPAK. Unë e kam bërë gjithmonë, s’di rrugë tjetër si garantohet zbatimi i ligjit vecse ti drejtohesh organeve të drejtësisë.

Unë mendoj që zoti Rama do të bëjë gjithcka për të kontrolluar kreun e ri të SPAK, do të shohim procedurën sa do respektohet nga KLP parimi i meritokracisë.

Do të shohim si do të jetë e ardhmja kur të shohim si do shkojë procesi i zgjedhjes.

Sa kohë s’ka një emër dhe s’kemi ende kandidaturat se dimë ca do ndodhë pas 1 viti

Unë kam patur lirinë për të mos e quajtur SKAP, dhe do të vazhdoj ta ruaj këtë liri, unë personalisht do të kritikoj jo vetëm SPAK por cdo organ të drjetësisë kur të konstatoj se gjërat kanë shkuar keq.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×