Vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës shpall moskompetencën dhe kalon dosjen te SPAK

Gjykata e Dibrës ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vendosur transferimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët dyshohen për përfshirje direkte në ngjarje.

Më herët, në kuadër të hetimeve, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë: Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri, duke e çuar në katër numrin e të ndaluarve për këtë vrasje.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×