Përplasi këmbësoren me makinë, arrestohet 37-vjeçari në Këlcyrë

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Këlcyrës, ku një 37-vjeçar ka përplasur një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gur”, ku shtetasja 56-vjeçare A. K. ka mbetur e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit, E. Xh., është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai u arrestua në flagrancë nga policia pak kohë më pas.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dje në lagjen “Gur”, Këlcyrë, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar, këmbësoren, shtetasen A. K., 56 vjeçe, banuese në Këlcyrë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi E. Xh., është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×