EMRI/ I akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në hyrje të Rinasit 52-vjeçari i shpallur në kërkim nga GJKKO

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale Robert Myftari, 52 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në hyrje të aeroportit të Rinasit nga strukturat e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me vendimin nr. 63, datë 22.06.2020.

Ai akuzohet për disa vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve të SPAK, Robert Myftari dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në periudhën 2016-2018, i përfshirë në transportin e sasive të mëdha të Cannabis Sativës nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×